×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo u shpall lojtari më i mirë i javës në Champions League

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 8:55

    Cristiano Ronaldo është vlerësuar si lojtari më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve.

    Ronaldo shënoi tripletë dhe përmbysi rezultatin e ndeshjes së parë ndaj Atletico Madridit, për ta kualifikuar Juventusin në çerekfinale të Champions League.

    Ai la prapa Lionel Messin, edhe pse edhe argjentinasi pati një javë magjike në Champions League, teksa shënoi dy herë dhe asistoi dy herë të tjera në fitoren 5-0 të Barcelonës ndaj Lyonit në “Camp Nou”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!