×
  • Sport
  • Sport

    Rrahja për të cilën po flet tërë Amerika: Yjet e NBA-së grushtojnë njëri-tjetrin (Video)

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 17:47

    Loja basketbollistike ndërmjet ekpit të Cleveland dhe Torontos u karakterizua me një luftë të ashpër midis lojtarëve Sergio Ibaka dhe Marquese Chriss.


    Krejt kjo erdhi pasi ekipi i basketbollit të Torontos u mposht  nga Cleveland me një diferencë të vogël në rezultat, 126: 101, transmeton Reporteri.net

    Se sa ishin të zemëruar lojëtarët e Torontos për ecurinë e lojës në fushë më së miri e demonstron reagimi i Sergio Ibaka në përfundim të çerekut të tretë të lojës.

    Ibaka pas një dueli me Chriss, në moshë më i ri përfundoi në dysheme. Lojtari i Cleveland e kishte shikuar ngultas dhe kjo e kishte zemëruar Ibakun. Reprezentuesi spanjoll shumë shpejt u ngrit nga dyshemeja dhe duke e kapur për fyti lojtarin e Cleveland filloi ta godasë. Grushtat shpërthyen në të dy anët.

    Të dy lojtarët janë përjashtuar, ndërkohë që pë Ibakun me siguri do të pasojë ndonjë ndëshkim më serioz. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!