Rregullohet “semafori” në stadiumin “Fadil Vokrri”

Rreth dhjetë minuta nuk punoi “semafori” në stadiumin “Fadil Vokrri” që tregon rezultatin dhe minutat e ndeshjes që kalojnë. Por ky problem u rregullua më pas, raporton Reporteri.net.


Dhe normalisht pasi shënoi Kosova golin përmes Amir Rrahmanit në minutën e 41-të, epërsia prej 1-0 doli në “semafor”.

Ky ishte problemi i vetëm nëse mund të quhet i tillë pasi çdo gjë tjetër shkoi mbarë. /Reporteri.net/.