×
  • Sport
  • Sport

    Sadio Mane arrinë marrëveshje personale me Real Madridin

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 10:11

    Pas ardhjes së Zinedine Zidane si trajner i Real Madridit, francezi ia ka bërë të ditur presidentit Florentino Perez futbollistët që dëshiron ti ketë edicionin e ardhshëm në skuadër.

    Zidane insiston për të transferuar yllin senegalez të Liverpoolit, Sadio Mane.

    Mesfushori ofenziv është në formë të jashtëzakonshme dhe sivjet ka shënuar 17 gola në Premier League.

    Mediumet franceze shkruajnë të martën se Mane veç ka arritur marrëveshje në parim me Real Madridin, por tani duhet që të dakordohen edhe dy klubet në fjalë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!