Mo Salah, Sadio Mane dhe Aubameyang kanë shënuar më së shumti gola këtë sezon në Premierligë, gjithsejt me nga 22 secili.
Por këtu shtrohet pyetja se kush e fiton këpucën e artë pasi që të tre kanë numër të njejtë të golave?
Sulmuesi i Arsenal, Pierre Emerick-Aubameyang e fiton këpucën e artë falë asaj që ka luajtur ndeshje më pak sesa Salah dhe Mane.
Por këpucën europiane këtë sezon e sipas të gjitha gjasave do ta fitoj Leo Messi, i cili ka shënuar plot 34 gola dhe ka edhe dy ndeshje të tjera që ta rris numrin e golave.
Për lojtarët e Liverpoolit është kjo një zhgënjim i dyfishtë pasi që dështuan ta fitojnë titullin e Premierligës.
Manchester City mbrojti titullin në Premierligë me vetëm një pikë më shumë sesa Liverpool./Reporteri.net/
