Moment pozitiv për sulmuesin Taulant Seferi, i cili sot ka shënuar golin e radhës në Turqi.
Ai i dha avantazhin e përkohshëm ekipit të rij Bodrumspor në ligën e parë turke, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. Igdir barazoi më pas, por Bodrumspori, ku përveç Seferit luajnë edhe Arlind Ajeti e Omar Imeri, shënoi dy gola të tjerë.
Njërin nga golat e tjerë e shënoi Imeri. Seferi u zëvendësua në minutën e fundit të kohës së rregullt.
Ndeshja u mbyll me fitoren 2-3 të Bodrumsporit, që mban vendin e 6-të në renditje me 51 pikë.