Thomas Tuchel do të largohet në fund të sezonit nga posti i menaxherit të Bayern Munichut.
Gazeta e njohur britanike “The Athletic” ka raportuar për prapaskenat dhe problemet që çuan deri te shkarkimi i tij.
Një burim ka thënë për gazetën se lojtarët ishin shumë të frikësuar për humbjen e topit gjatë ndeshjeve, përcjell gazeta online Reporteri.net.
“E dinin se trajneri do t’i kritikonte nëse do të provonin një pasim pak më të rrezikshëm”, ka thënë ky burim.
Për këtë arsye, gjatë verës ai dëshironte të përforconte mesfushën. Tuchel kishte propozuar shitjen e Leon Goretzkas ose Joshua Kimmichit, por bordi rezistoi ndaj kësaj kërkese.
“Declan Rice ishte shumë i shtrenjtë. Marrëveshja për Palinhan dështoi. Tuchel përfundoi me kombinimin Goretzka-Kimmich, të cilin nuk e shihte se mund të funksiononte”, ka raportuar “The Athletic”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.