×
  • Sport
  • Sport

    Shaqiri: Dua të luaj dhe të fitojmë kundër Bayernit

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 9:19

    Xherdan Shaqiri mezi po pret takimin ndaj Bayernit të Mynihut të cilin “The Reds” e zhvillojnë sonte në Allianz Arena.

    Kosovari nga Zhegra e Gjilanit ishte i rregullt në Ligën e Kampionëve gjatë kohës sa ishte pjesë e Baselit dhe Bayernit por mungoi për disa vite kur u transferua në Inter dhe më pas në Stoke City.

    Transferimi në Anfield gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar e gjenë atë prap në garën më prestigjioze për klube, transmeton Reporteri.net

    “Është një përballje mes dy top skuadrave. Për mua, kjo është ndeshja më e mirë e kësaj gare dhe do të jetë shumë e fortë. Mua më pëlqen shumë të luaj në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Shaqiri.

    “Pas një kohe të gjatë, është shumë mirë të kthehem këtu. Ky është një nivel tjetër, niveli më i lartë. Natyrisht, Liverpooli arriti shumë vitin e kaluar në Ligën e Kampionëve, mirëpo nuk e fitoi”.

    “Tani, ne e kemi mundësinë të shkojmë përsëri shumë larg. Por, për të kaluar në fazat e radhës, ne duhet ta mposhtim një top skuadër. Unë nuk kam qenë më atje [Allianz Arena]. E kisha të vështirë me Stoke Cityn dhe isha atje për tre vjet”.

    “Madje edhe me Interin, ne luajtëm vetëm në Evropa Ligë, kështu që kjo do të jetë hera e parë. Bayerni është një klub i madh dhe njëri ndër më të mirët në botë. Shumë njerëz do të vijnë për ta shikuar dhe unë jam shumë i lumtur që do të kthehem atje pas një kohe shumë të gjatë”.

    “Allianz Arena është një stadium i mrekullueshëm për të luajtur. Natyrisht, do të jetë një ndeshje shumë e mirë dhe unë e dua këtu, doja të luaja kundër Bayern Munichut”.

    “Unë mezi po e pres për t’i takuar ish-bashkëlojtarët e mi dhe njerëzit me të cilët punoja në Bayernin. Do të jetë emocionuese për mua sepse atje kalova një periudhë të mrekullueshme dhe ne fituam shumë tituj. Nuk do ta harroj kurrë këtë gjë, por unë dua të shkoj atje dhe ta fitoj ndeshjen” ka thënë Shaqiri./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!