Stafi i shërbimit emergjent i Spitalit Amerikan në Kosovë që i përcjel ndeshjes e Prishtinës sot ka arritur të jetë efikas dhe të shpëtojë jetën e lojtarit të skuadrës së Llapit, Valmir Vleiu.


Dr. Hekuran Vecgishti, infermier Agim Zekaj, ndihmës-infermier Gëzim Morina dhe shoferi i ambulancës Estet Xhata kanë ndërhyrë me profesionalizëm për t’i ardhur në ndihmë futbollistit të lënduar që tani është jashtë rrezikut nën kujdesin e mjekëve të këtij spitali.

Veliu mbeti i lënduar në minutën e 33-të ndeshjes, pas një përplasjeje me Diar Miftarajn e Prishtinës dhe pastaj u dërgua në spital.

Reklamë

Gjendja e tij tani është stabile.

Kujtojmë që Prishtina fitoi ndeshjen me rezultat minimal 1-0 me golin e Mërgim Pefqelit.