×
  • Sport
  • Sport

    Shpërthen Kololli, shënon supergolë kundër Thun

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 18:07

    Tjetër lajm i mrekullueshëm për Kombëtaren e Kosovës në prag të dy ndeshjeve që pritet t’i zhvillojë këtë muaj.

    Kësaj rradhe vjen nga Zvicra, ku Benjamin Kololli e ka gjetur rrugën drejt golit në ndeshjen mes Zurich dhe Thun.

    Ylli kosovar pas dy tentimeve arriti ta mposhte portierin mysafir, derisa ky ishte goli i nëntë këtë edicon në Superligën zviceriane. Kololli ka kontribuar edhe me pesë asiste, ndërsa është i ftuar nga Bernard Challandes për ndeshjet e marsit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!