Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është në formë të jashtëzakonshme këtë edicion me Rizesporin.


Në ndeshjen që ekipi i tij po e zhvillon ndaj Galatasarayt, Muriqi ka shënuar gol për ta barazuar rezultatin 1-1, në fundin e pjesës së parë.

Kujtojmë se Galata është duke luftuar për titull, ndërsa për Rizespor kjo ndeshje është vetëm formalitet.

Reklamë

Ky ishte goli i 15-të i tij në Superligën e Turqisë, derisa kontribuar edhe me 7 asiste.

Me shumë gjasa, Muriqi nga sezoni i ardhshëm do ta vesh fanellën e Fenerbahces.

Reklamë