Trajneri kosovar Besnik Hasi është dënuar me një ndeshje suspendim dhe 1 mijë e 800 euro gjobë për sjellje josportive ndaj gjyqtarit në ndeshjen ndaj Besiktasit.

Amedspori e mposhti Besiktasin me rezultat 3-2 më 20 shtator, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Superligës së Turqisë.

Hasi ishte shfaqur i nervozuar gjatë ndeshjes, ndërsa pas përfundimit të saj kishte vrapuar në drejtim të gjyqtarit të takimit.

Reklamë

Për veprimet e tij pas ndeshjes, trajneri kosovar u dënua të martën nga Federata Turke e Futbollit, përkatësisht Bordi Disiplinor.

Amedspori po kalon një sezon të mirë dhe aktualisht renditet në vendin e parë në kampionat me 13 pikë.

Në skuadrën e Hasit luajnë edhe dy futbollistë të Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova dhe Ermal Krasniqi.