×
  • Sport
  • Sport

    Shqipëra publikon fanellat e reja për kualifikimet në Evropian

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 21:00

    E mërkura ishte një ditë e veçantë për kombëtaren shqiptare pasi sot u prezantuan fanellat e reja për kualifikueset e Euro 2020 që kuqezinjtë do të nisin këtë të enjte me sfidën ndaj Turqisë.


    Macron firma italiane e veshjeve sportive që është sponsori teknik i kombëtares shqiptare këtë herë vjen me diçka akoma më speciale, me fanella të dizenjuara me një stil unik.

    Në prezantimin e fanelleva të reja që u bë në Tiranë i pranishëm ishte presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, por mungonte trajneri Panucci dhe lojtarët e ekipit përfaqësues teksa fanellat e reja u mbajtën veshur nga modelë dhe modele dhe jo nga protagonistët e fushës së blertë, një zgjedhje deri diku e çuditshme kjo duke patur parasysh faktin që aktualisht kombëtarja shqiptare ndodhet e grumbulluar në Resort Tropikal në Durrës.

    Uniforma që do të mbajnë veshur portierët, është pothuajse e njëjtë, me ngjyrë jeshile, dhe disa shirita të zi të vegjël, në pjesën e shpatullave. Ndërkohë, edhe tutat e portierit janë ngjyrjë jeshile.

    Edhe uniforma e dytë dhe e tretë, në thelb janë të njëjta. E dyta, do të jetë e bardhë, me një jakë të zezë, si edhe tutat e bardha. Ndërsa, e treta do të jetë tërësisht e zezë, me tutat dhe getat gjithashtu të zeza. Simboli i shqiponjës vazhdon të jetë i pranishëm, këtë herë edhe pak në formë. P

    residenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka i pranishëm në prezantimin e fanellave deklaroi: “Eshtë bërë një punë kolosale nga kompania “Macron”. Dua t’i falënderoj për këtë projekt dhe të gjithë projektet e tjera. Uroj që të gjitha këto të na sjellin atë që duam të gjithë, një paraqitje sa më të mirë. Uroj që ekipi kombëtar të bëjë rezultat sa më të mirë, për të synuar dhe arritur objektivat. Ta nisim me këmbën e mbarë që ndaj Turqisë”. /SS/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!