Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur mbarë rrugëtimin në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve pasi e ka mposhtur me rezultat 2-0 Bjellorusinë, shkruan Reporteri.net.
Golat për kombëtaren tonë i shënuan Kristjan Asllani nga penaltia dhe Ernest Muçi.
Në ndeshjen e ardhshme pas tre ditëve, Shqipëria luan ndaj San Marinos si mysafir.