×
  • Sport
  • Sport / Analizë

    Si e theu Leverkuseni dominimin e Bayernit dhe historia e “Neverkusenit”

    Reporteri
    15 Prill 2024 | 20:10

    Misioni i Bayer Leverkusenit për titullin e Bundesligës ka qenë me shumë vështirësi gjatë gjithë historisë. Shpesh ka pasur fund të hidhur, shkruan BBC në një analizë për sezonin e mrekullueshëm të klubit gjerman.

    Ishte viti 2000 kur Leverkuseni krejt në fund dështoi të fitonte titullin kur u ndal nga ekipi i vogël Unterhaching nga periferia e Munichut. Kështu, për herë të parë nisi të qarkullonte fjala “Neverkusen” bashkim i fjalëve “never” që nga anglishtja i bie “kurrë” dhe “kusen” shkurtesë e Leverkusen.

    Dy vjet më vonë, Leverkuseni brenda pak ditësh humbi tri raste për të fituar titullin, duke manifestuar në imazhin e klubit që gjithmonë dështon.

    Në këtë sezon dhe para çdo dyshimi për aftësitë e Leverkusenit për të menaxhuar presionin, gjithçka shkoi në të mirë të klubit, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Nën udhëheqjen e Xabi Alonsos, dominimi ka qenë i pamëshirshëm, duke lëvizur pa asnjë lëkundje drejt titullit. Kjo shihej edhe në ajër.

    Kanë qenë të pamëshirshëm dhe të pamposhtur deri më tani, duke synuar jo vetëm Bundesligën, por edhe tripletën sepse janë në garë për Kupën e Gjermanisë dhe Europa Ligën.

    Në fillim të sezonit, Leverkuseni konsiderohej si një nga tre klubet e para këtë sezon. Kjo ia mundësoi ekipit të Alonsos që të luftonte kundër Bayern Munichut, edhe pse transferoi sulmuesin anglez Harry Kane.

    Gjithçka ka të bëjë me ardhjen e Alonsos. Ai i ofroi ekipit rifreski dhe ngjalli shpresën te ekipi që sezonin e kaluar ndodhej në pozitën e 17 kur erdhi spanjolli 42-vjeçar.

    Ai e transformoi ekipin me taktikat dhe aftësitë e tij prej lideri.

    Ardhja e Granit Xhakës

    Aq sa Alonso që meriton të lavdërohet, natyrisht se duhet lavdëruar grupin e lojtarëve, pa të cilët nuk do ta fitonte titullin.

    Ai tuboi lojtarë që ishin në gjendje të realizonin idetë e tij.

    Njëri nga ta ishte edhe Granit Xhaka.

    Për shumëkë, kalimi i 31-vjeçarit nga Arsenali te Leverkuseni dukej si regres në karrierën e tij. Mirëpo ai ngjalli karrierën për të treguar se mund të jetë lider i një ekipi.

    Në njëfarë mënyre Xhaka është mesfushor i llojit të Alonsos. Përcaktues i ritmit dhe drejtimit të lojës.

    Në të kaluarën, Xhaka më shumë merrte vëmendjen për personalitetin dhe deklaratat e motivuara politikisht. Mirëpo sivjet, nuk ka qenë asgjë tjetër përveç liderit.

    Teksa mrekullia e Leverkusenit ka qenë e pamohueshme, rrëzimi i Bayernit edhe vitin e ardhshëm do të jetë sfidë e jashtëzakonshme.

    Mirëpo ky Leverkusen, i prirë nga Alonso, ka arritur të shkruhet në histori për arritje të paharrueshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!