×
  • Sport
  • Sport

    S’ka luajtur ende asnjë ndeshje, tifozët e quajnë legjendë të Barcelonës

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 17:41

    Tifozët e Barcelonës kanë “rënë në dashuri” me Frenkie de Jong para se holandezi të luajë qoftë edhe një ndeshje me klubin e tyre.


    Mesfushori ka nënshkruar një parakontratë me katalanasit dhe do të bashkohet me ta në verë, pasi Ajax mori 75 milionë euro. Deri atëherë mbetet një lojtar klubit holandez, por duket se i ka fituar zemrat e tifozëve të rinj që tani.

    Pas eliminimit të Juventusit në çerekfinalet e Champions League, mbështetësit e Barcas kanë shprehur vlerësimin për De Jong, sepse në vetëm dy muaj ka arritur të mundë Real Madrid dhe Cristiano Ronaldon.

    “T’i bëjmë një statujë”, shkroi një tifoz në rrjetet sociale për 21-vjeçarin.

    Megjithatë, me dy skuadrat të kualifikuara për në gjysmëfinale, mbetet për t’u parë se si do të sillen tifozët me De Jong nëse Ajax dhe Barcelona do të përballen në finalen e madhe të Champions League.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!