Kosova ka marrë gol në minutat e para të ndeshjes kundër Sllovakisë.

Valjent ka shënuar në minutën e 6-të.

Rezultati aktual Sllovakia 1-0 Kosova.

Reklamë

Kombëtarja e Kosovës po luan në udhëtim ndaj Sllovakisë në kuadër të gjysmëfinales së ‘play-off’-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

‘Dardanët’ në këtë ndeshje luajnë me dy mungesa të rëndësishme siç janë ato të kapitenit Amir Rrahmani dhe mesfushorit Leon Avdullahu.

Reklamë

Foda i ka besuar edhe në këtë ndeshje t’i besojë rreshtimit që e solli deri në ‘play-off,’ po ashtu edhe lojtarëve që mbajtën barrën kryesore të ekipit kombëtar në kualifikuese.

Në fazën defensive nga minuta e parë është aktivizuar Kreshnik Hajrizi, ndërsa në mesfushë në mungesë të Avdullahut luan Veldin Hoxha.

Sulmit si përherë i prin dyshja fantastike Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani, të cilët do të ndihmohen nga Florent Muslija që do të luajë në një rol më të avancuar.