×
  • Sport
  • Sport

    Smalling tha se do ta ndalte Messin, Ibra ia bën ‘bajat’ me deklaratën e fundit

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 16:10

    Zlatan Ibrahimovic ka thënë se fanella e Leo Messit vlen sa e gjithë karrierë e Chris Smalling.


    Manchester United do të përballet sonte me Barcelonën në kuadër të Ligës së Kampionëve me Chris Smalling që ka një mision të vështirë, ta ruaj Messin.

    Sipas Ibrahimovicit gjasat që Smalling ta ndalë Messin janë minimale.

    Madje, sulmues suedez që aktualisht është pjesë e LA Galaxy ka thënë se vetëm fanella e ‘Pleshtit’ ka vlerë sa e tërë karrierë e mbrojtësit anglez.

    “Fanella e Messit vlen sa e gjithë karriera e Smalling,” ka thënë Ibra.

    Kujtojmë që në ta kaluarën Ibrahimovic ka qenë bashkëlojtarë me Messin te Barça, por edhe me Smallingun te Manchester United.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!