×
  • Sport
  • Sport

    Sonte boksieri kosovar zhvillon duelin e jetës, lufton kundër legjendës britaneze

    Reporteri
    20 Prill 2019 | 16:27

    Dereck Chisora dhe boksieri kosovar Senad Gashi i cili ka pasaportë gjermane, do të përballen sonte me fillim nga ora 23:00 në “O2 Arena” në Londër.


    Boksieri i njohur anglez do të ketë mundësi të artë të boksoj me Anthony Joshuan më 1 qershor mirëpo duhet të kaloj përmes kosovarit Senad Gashi, të cilin duhet ta mposhtë që ta siguroj një biletë për tek përballja me Joshuan, shkruan Reporteri.net

    Chisora në të kaluarën është përballur me boksierë të mëdhenj si Vitali Klitschko, Tyson Fury, David Haye, nga të cilët kishte pësuar humbje.

    35 vjeçari i ka zhvilluar 38 duele në boksin profesionist, në peshat e rënda, duke i realizuar 29 fitore e duke i pësuar 9 humbje.

    Chisora ka fituar disa çmime, përfshirë këtu titullin e kampionit evropian, britanik, WBA Intenational e WBO International, ndërsa një herë në vitin 2012 e ka sfiduar titullin WBC.

    Nga ana tjetër, Gashi është 28 vjeçar dhe i ka zhvilluar 19 meçe duke i fituar 17 prej tyre, ndërsa i ka edhe dy humbje.

    Ai kishte debutuar në boksin profesionist më 5 maj të vitit 2017, ndërsa vitin e kaluar e kishte rrahur boksierin serb, Slobodan Jankovic./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!