Finlanda dhe Shqipëria do të përballen sot në një ndeshje të rëndësishme të Grupit 1 të Ligës C, në kuadër të edicionit 2026/27 të Ligës së Kombeve.
Shqipëria hyn në këtë përballje nga pozita e lideres së grupit, me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve. Kuqezinjtë kanë regjistruar dy fitore, fillimisht 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe më pas 3-0 kundër San Marinos.
Në anën tjetër, Finlanda ka grumbulluar katër pikë dhe renditet e dyta. Finlandezët e nisën kampanjën me një fitore të thellë 7-0 ndaj San Marinos, ndërsa në ndeshjen e fundit barazuan 0-0 me Bjellorusinë.
Ndeshja Finlandë–Shqipëri zhvillohet sot, nga ora 15:00.