Lois Openda është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së Lyonit, duke u larguar kështu nga Juventusi.
Sulmuesi belg do të luajë në kampionatin francez gjatë edicionit 2026/27 në formë huazimi. Klubi italian njoftoi zyrtarisht se marrëveshja për kalimin e tij te Lyon është mbyllur për shifrën e 3.5 milionë eurove.
Huazimi i futbollistit do të jetë i vlefshëm deri më 30 qershor 2027. Openda u transferua te bardhezinjtë verën e kaluar, pas përvojave të tij në Belgjikë, Holandë, Francë dhe Gjermani.
Përgjatë këtij sezoni me Juventusin, ai zhvilloi 34 ndeshje në të gjitha kompeticionet, si në Serinë A, Champions League dhe Kupën e Italisë.
Sulmuesi realizoi dy gola për torinezët në sfidat kundër Romës dhe Bodo/Glimt.