Argjentina ka bërë përmbysje të madhe ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, duke kaluar në avantazh 1:2 në minutën e 92-të.
Golin e epërsisë për kampionët në fuqi e shënoi Lautaro Martinez. Aksioni nisi me goditjen e Alexis Mac Allister, e cila u ndal nga shtylla, ndërsa në vazhdim Lionel Messi krosoi në zonë dhe Martinez realizoi me kokë.
Vetëm pak minuta më herët, në minutën e 85-të, Argjentina kishte barazuar rezultatin me një supergol të Enzo Fernandez nga jashtë zonës.
Anglia kishte kaluar në epërsi në minutën e 55-të me golin e Gordonit, por Argjentina ka reaguar fuqishëm dhe tashmë është shumë pranë sigurimit të finales së Kupës së Botës.