Preston Fearon ka dhuruar spektakël në Angli, duke realizuar dy gola të jashtëzakonshëm nga gjysma e fushës, shkruan Reporteri.net.
Talenti i West Ham United U21 ishte protagonist në fitoren 3-1 të skuadrës së tij, me dy goditje fantastike nga distanca që tërhoqën vëmendjen e tifozëve.
Realizimet e rralla të Fearon e bënë paraqitjen e tij edhe më të veçantë, duke dëshmuar cilësinë dhe saktësinë e tij në goditjet nga larg.