×
  • Sport
  • Sport

    Ten Hag pritet të shkarkohet në fund të sezonit

    Reporteri
    08 Maj 2024 | 16:30

    Manchester Unitedi ka marrë vendim për shkarkimin e Erik ten Hagut sapo të përfundojë sezoni 2023-24.

    54-vjeçari ka kontratë me klubin anglez deri në qershorin e vitit të ardhshëm, mirëpo kanë nisur spekulimet për të ardhmen e tij për shkak të formës së dobët gjatë këtij sezoni.

    Në fillim të javës Unitedi u poshtërua nga Crystal Palace me rezultat 4 me 0 dhe pozicionohet në pozitën e tetë në tabelë.

    Mirëpo “Djajtë e Kuq” ende mund të fitojnë trofe sepse janë në finale të Kupës FA përballë Manchester Cityt. Kjo ndeshje zhvillohet më 25 maj.

    Sipas Football Insider, vendimi për ta liruar nga detyra holandezin do të bëhet i ditur në fund të sezonit.

    Në raport thuhet se as fitorja ndaj Cityt në Kupë nuk do ta ndalë Unitedin që ta shkarkojë Ten Hagun nga detyra e kryetrajnerit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!