×
  • Sport
  • Sport

    Thaçi në rolin e komentatorit të ndeshjes Kosovë-Danimarkë

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 19:55

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është ekzaltuar nga goli i parë i shënuar në miqësoren e Kosovës kundër Danimarkës.


    Ai, gëzimin për golin e shënuar nga Amir Rrahmani e ka shprehur në facebook.

    E në fakt, statusi i tij tingëllon sikur Thaçi të ishte komentatorë i një ndeshje ku luan ekipi i tij i preferuar.

    “Një goool i mrekullueshëm i Amir Rrahmanit. I duhej lojtarëve ky gol, i duhej Dardanëve për ta ndezur edhe më shumë atmosferën në stadiumin “Fadil Vokrri”. Forca djema, Kosova do fitore!”, ka shkruar presidenti në facebook.

    I pari i vendit nuk ka treguar këtë herë nëse ndeshjen po e sheh nga stadiumi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!