×
  • Sport
  • Sport

    ‘The Guardian’ përqesh veshjen e Zidanit

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 16:49

    Veshja e Zinedine Zidane me të cilën njoftoi kthimin në Real Madrid  në shumë dimensione po konsiderohet të jetë asapak e përshtatshme. 


    “Këto xhinse të errëta mund të jenë gozhda e  fundit në arkivolin për pantallona të ngushta”, kështu e nis shkrimin prestigjiozja “The Guardian”, ku thuhet se kjo veshje në paraqitjen e tij në Bernabeu, ku kishte shumë kamera nuk ishte aspak e përshtatshme për trajnerin e sapozgjedhur të Real Madridit, transmeton Reporteri.net.

    Tutje gazeta shkruan se madje edhe për femra, xhinset e ngushta kanë kaluar në rend të dytë, ndërkohë që burrat po i rikthejnë në trend. Sipas ‘The Guardian’ burrat në xhinse të ngushta gjithmonë janë dukur shumë qesharakë. 

    The Guardian kujton rastin e Johnny Borrell, i cili kishte një zakon të tmerrshëm për të veshur rroba të bardha që dukej sikur ishin larë në temperaturë 60C. 

    Prestigjiozja britanike ka komentuar edhe xhaketën e Zidane, shkruan Reporteri.net, të cilën e ka krahasuar me një xhaketë të shkollës, të paktën disa centimetra më të shkurtë.

    Ndryshe dy ditë më parë përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Real Madridi ka bërë të ditur se Zinedine Zidane është rikthyer në skuadër dhe do të zëvendësojë Santiago Solarin. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!