×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët e Liverpool këngë fantastike për Salah: ”Do bëhemi edhe ne myslimanë”

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 18:37

    Një grup prej gjashtë personave, tifozë të Chelseat, sulmuan në baza racore yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah, duke e quajtur ”një bombardues”, para fillimit të ndeshjes me Slavia Pragën.


    Futbollisti egjiptian njihet si predikues i madh i islamit, por ofendimet që kanë ardhur nga një grup i tifozëve ‘blu’ ka irrituar jashtëmase lojtarin në fjalë.

    Pas këtij incidenti reagoi menjëherë klubi i Chelseat dhe i Liverpoolit, që kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm për zgjidhjen e çështjes, shkruan Periskopi.

    Pa reaguar nuk kanë mbetur as tifozët e Liverpoolit, të cilët i kanë kushtuar një këngë Salahut, si kundërpërgjigje ndaj ofendimeve që mori nga tifozët e Chelseat.

    “Nëse ai është i mirë për ty, është i mirë edhe për mua. Nëse i jep edhe disa gola, do të bëhem edhe unë myslimam. Nëse ai është i mirë për ty, është i mirë edhe për mua. Nëse ai rri në xhami, aty dua të jem dhe unë”, dëgjohej tek këndonin ‘Të Kuqtë’.

    Ndryshe, Liverpooli nesër pret skuadrën e Chelseat në ‘Anfield’, ndeshje kjo mjaft deçizive për titullin kampion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!