×
  • Sport
  • Sport

    Tragjedi në futboll: Vritet futbollisti i njohur

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 18:47

    Sërish tragjedi në botën e futbollit pasi këtë të martë, Jorge Ivan Agudelo, vëllai i lojtarit të Cucuta Deportivo, Jonathan Agudelo është vrarë në qytetin e Medellin.


    17-vjeçari u qëllua në pllakën sportive të vendosur në lagjen Cristobal në rrethin e kryeqytetit të Antioquia, shkruan Reporteri.net

    Futbollisti mori katër plagë plumbash nga një burrë që hyri në objektet sportive dhe qëlloi me armë zjarri.

    Agudelo u transferua menjëherë në spital nga një patrullë policore por mjekët nuk mund ta shpëtonin dhe ai vdiq disa minuta më vonë.

    Për momentin shkaqet e vrasjes nuk dihen, por autoritetet tashmë kanë filluar me mbledhjen e provave material për të zbardhur arsyet e vrasjes që ka shokuar botën e futbollit.

    Agudelo i cili ëndërronte të bëhej futbollist profesionist ishte lojtar i Independiente.

    Kujtojmë që Agudelo bëhet futbollisti i dytë i vrarë sot pasi pak më herët Jaylon McKenzie, një futbollist 14-vjeçar ishte vrarë në Amerikë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!