×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Danimarkës: Kosova ka lojtarë të shpejtë, e mirë në kundërsulme

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 17:29

    Trajneri i Danimarkës, Age Hareide, ka folur për sfidën e nesërme ndaj Kosovës.
    Ai ka lavdëruar lojtarët e përfaqësueses së Kosovës, duke thënë se në ekipet e tyre e kanë dëshmuar se luajnë mirë.


    “Ata u kualifikuan në grupet e ardhshme. Kanë lojtarë të shpejtë për kundërsulme. Dua të theksoj që e kam trajnuar Valon Berishën. Kosova i ka disa sulmues të mirë, lojtarë që luajnë në Werder (Gjermani), në Reims (Francë), e kanë dëshmuar se luajnë mirë”, ka thënë Hareide në një konferencë për media, raporton Reporteri.net.

    I pyetur se a i ka në dispozicion të gjithë lojtarët, për sfidën e nesërme, trajneri ka deklaruar se tifozët do t’i shohin edhe yjet danez në fushë.

    “Të gjithë lojtarët janë të gatshëm, dhe do t’i shfrytëzojme të gjitha ndërrimet e mundshme, do t’i shihni edhe yjet në fushë”, ka deklaruar Hareide.

    I pyetur se çfarë ka dashur të thotë se sfida ndaj Kosovës është ndeshje trajnuese, trajneri i kombëtares daneze ka deklaruar: “Është thjeshtë një ndeshje trajnuese, në një ndeshje miqësore”.

    Ndërsa i pyetur se a do t’ia kalojë mesfushori Kristian Eriksen, ish-yllit danez Michae Laudrup si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, trajneri Hareide ka pohuar.

    “Si trajner e besoj, por Majkëlli ka luajtur në kohën time, kurse Erikseni në kohë modern. Futbolli ka ndryshuar shumë, por besoj që Kristieni do të zhvillohet shumë dhe do të bëhet një lojtarë i shkëlqyeshëm”, ka thënë Hareide. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!