×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Danimarkës: Më impresionoi Kosova, luftuam shumë për barazim

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 21:33

    Trajneri i Danimarkës, Age Hareide, ka lavdëruar paraqitjen e Kosovës ndaj ekipit të tij, duke pranuar se nuk duhet vlerësuar asnjë ekip në Europë.

    Ai ndeshjen e sotme e ka quajtur një thirrje zgjimi për ekipin e tij, duke thënë se më mirë që kjo i ndodhi në Kosovë se në Zvicërr me të cilën përfaqësuese do të luan ndeshjen e radhës për eleminatoret për Euro 2020.

    “Ky ishte një trajnim i mirë për ne. Kosova lujati mirë, ata kanë lojtarë të mire. Unë i kam thënë se ne nuk duhet të nënvlersojmë asnjë ekip në Europë. Kemi lejuar që të na bëjnë shumë presion, tha Hareide, raporton Reporteri.net.

    “Lojtarët e Kosovës janë shumë të mirë, na u desh të luftonim për të marrë një barazim. Ne nuk duhej të nënvlerësonim Kosovën, janë një komb i ri, kanë shumë lojtarë të mirë në Kosovë, më kanë impresionuar në offensive”, ka deklaruar ai.

    I pyetur rreth stërvitjes, të cilën ai e kishte cilësuar ndeshjen ndaj Kosovës, ai u shpreh se kjo ishte një ndeshje mjaftë e mirë stërvitore.

    “Dua të them përsëri se ka qenë një ndeshje e mirë stërvitore. Kam thënë edhe dje, që Kosova ka lojtarë të mirë, ka luajtur mirë në të gjitha pozicionet. Në Evropë nuk duhet të lejohet një gjë e tillë. Kemi pranuar 2 gola sa kemi pranuar tërë vitin e kaluar. Edhe njëherë dua të them se Kosova ka luajtur mjaftë mirë sonte”, shtoi ai.

    I pyetur se a frikësohet që përballë në sfidën ndaj Zvicrës do ketë katër shqiptarë, ai ka thënë se po.

    “Natyrisht janë lojtarë të shkëlqyer. Shaqiri nuk luan se është i lënduar, por luan Xhaka që është një superlojtar, do të mundohemi shumë”, deklaroi ai.

    Më tej trajneri i përfaqësues daneze ka shprehur bindjen Kosova do ta mposhtë Bullgarinë në sfidën eleminatore për Euro 2020 që luhet të hënën.

    “Do të jetë befasia e madhe”, ka deklaruar ai, ndërsa ka thënë se shqiptarët janë shumë patriota dhe i pëlqejnë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!