Kombëtarja e Kosovës e mposhti Sllovakinë sonte në Bratislavë, duke siguruar kualifikimin në finalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026.
“Dardanët” triumfuan me rezultat 4-3 ndaj Sllovakisë, në një ndeshje dramatike dhe të mbushur me emocione.
Pas kësaj arritjeje historike, ka folur edhe selektori i Kosovës, Franco Foda, i cili vlerësoi paraqitjen e skuadrës dhe fitoren e merituar.
“Luajtëm mirë për 90 minuta dhe e merituam fitoren sonte. Do të festojmë sonte, por nga nesër do të përgatitemi për finalen. Kosova e meriton këtë”, tha Foda në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
Kosova do të përballet në finalen e “play-off”-it me Turqinë, të martën më 31 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.