Austria ka realizuar dy gola të shpejtë në pjesën e dytë për t’iu afruar edhe më shumë kualifikimit në fazën e re të Evropianit.
Ishte Baumgartner i cili në minutën e 66 realizoi për rezultatin 2 me 1.
Ndërkaq, Marko Arnautoviq realizoi nga penaltia për 3 me 1 në minutën e 78.
Të dy përfaqësueset e kanë nisur furishëm takimin, në të cilin u duhet fitorja për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim tutje në Evropian.
Austriakët ishin të parët që realizuan në këtë takim. Mbrojtësi Trauner realizoi për ta ndezur takimin me Poloninë.
Pas këtij goli është hapur loja dhe Polonia ka kthyer kontrollin teksa në minutën e 30 sulmuesi Krysztof Pyatek barazoi për 1 me 1.
Holanda dhe Franca prijnë në këtë grup me nga tri pikë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.