×
  • Sport
  • EURO 2024 / EURO 2024

    Belgjika rastet, Sllovakia golin në pjesën e parë

    Reporteri
    17 Qershor 2024 | 18:49

    Sulmuesi Romelu Lukaku ka lëshuar tri raste të mira para portës së Sllovakisë në pjesën e parë, teksa sllovakët me rastin e vetëm në këtë pjesë realizuan, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Ishte Ivan Schranz, i cili realizoi në minutën e shtatë për ta zënë në befasi Belgjikën në grupin E të Evropianit.

    Anësori belg Jeremy Doku gaboi në mbrojtje dhe këtë gabim e shfrytëzoi Ivan Schranz, i cili nga topi i kthyer mposhti portierin belg Casteels.

    Portieri Casteels në minutat e fundit priti një gjuajtje të bukur nga Lukas Haraslin për ta mbajtur Belgjikën në lojë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!