Franca ka kaluar në epërsi ndaj Austrisë me autogolin e realizuar nga mbrojtësi Maximillian Wobert në minutën e 37, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Kylian Mbappe depërtoi nga krahu i djathtë dhe me një pasim të fuqishëm detyroi Wobertin të çonte topin në portën e Austrisë.

Goli u shënua vetëm pak minuta pasi portieri Mike Maignan bëri një pritje të jashtëzakonshme për t’ia mohuar golin sulmuesit Baumgartner.

Reklamë

Reklamë