Cody Gakpo është lojtari më i mirë i Holandës në këtë Evropian dhe ka treguar formë të lartë edhe në ndeshjen kundër Rumanisë.

Pas golit që realizoi në pjesën e parë, Gakpo ka qenë kyç edhe në golin e dytë të realizuar nga Malen në minutën e 82-të.

Pas një pasimi nga Memphis Depay, 23-vjeçari i Liverpoolit, depërtoi nga krahu i majtë dhe e gjeti të lirë Malen, i cili realizoi në portën e zbrazët.

Reklamë

Holanda e ka dominuar plotësisht takimin dhe ngriti formën edhe më shumë gjatë pjesës së dytë.

Fituesi i këtij dueli do të përballe me fituesin mes Turqisë dhe Austrisë.