Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është rrëzuar teksa ka bërë përpjekje që të tregonte aftësitë e tij në kontrollin e topit të futbollit.

Ai në kohët e fundit është përpjekur t’i shpërfaqë edhe aftësitë e tij sportive e akrobatike në videot që po i publikon vazhdimisht.

Përveç ngjitjeve në mal, së fundmi Meta erdhi në versionin “futbollist”.

Reklamë

I ftuar në Klan të hënën, kryetari i Partisë së Lirisë u shfaq duke bërë zhonglime me top. Por nuk shkoi si duhet pasi papritur ai u rrëzua në mes të studios.