Sulmuesi Niclas Fullkrug ka realizuar golin e katërt për ta gjunjëzuar Skocinë në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian.

31-vjeçari mposhti portierin skocez Gunn me një goditje shumë të fuqishme nga rreth 11 metra distancë.

Shpejtësia e goditjes së Fullkrug ishte 110 kilometra në orë.

Reklamë

Golat e tjerë i kanë realizuar Florian Wirtz, Jamal Musiala dhe Kai Havertz.