Kombëtarja serbe e futbollit u eliminua nga kampionati evropian me barazimin me Danimarkën në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. Edhe në këtë takim janë dëgjuar thirrje kundër Kosovës nga huliganët serbë, të cilët gjatë ditës janë përleshur me policinë gjermane në Munich.
https://twitter.com/djk1993/status/1805622628226326586?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1805622628226326586%7Ctwgr%5Efbb74184e175cb7b44ff1c4a291fdd8b5c9580d2%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Feuro-2024%2F424115%2Fhuliganet-serbe-perleshen-me-policine-gjermane
Ata edhe gjatë ndeshjes shkaktuan mjaft telashe, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Njëri prej gjyqtarëve ndihmës është goditur nga gota të shumta plastike me birrë.
Për këtë, menjëherë u njoftua UEFA, e cila menjëherë u dërgoi një mesazh të ashpër të gjithë tifozëve serbë në stadiumin e Mynihut në tabelën e rezultateve në gjuhën serbe.
Aty thuhej:
– Ndaloni menjëherë hedhjen e objekteve në fushë! Ju lutemi respektoni lojtarët dhe zyrtarët – ka shkruar UEFA.
Navijači Srbije oterali igrače posle ispadanja sa Eura! pic.twitter.com/kzuiu2GTBm
Reklamë— Premier99 (@Premier99999) June 25, 2024
Por, kjo nuk është e tëra. Pas ndeshjes me Danimarkën, tifozët serbë krijuan një skandal tjetër dhe hodhën sende të ndryshme drejt portierit të kombëtares daneze, Kasper Schmeichel. /Reporteri.net/
