×
  • Sport
  • Sport / Forcimi i ekipit

    Unitedi po mendon të thyejë rekordet për transferimin e Vinicius Juniorit

    Reporteri
    19 Prill 2024 | 18:57

    Manchester Unitedi është duke shqyrtuar transferimin e sulmuarit të Real Madridit, Vinicius Junior.

    23-vjeçari ka shkëlqyer edhe sivjet, duke realizuar 18 gola dhe 10 asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat.

    Anësori Brazilian ka vazhduar kontratën deri në qershorin e vitit 2027, por ardhja e mundshme e Kylian Mbappes ka nxitur spekulimet për largimin e tij nga Bernabeu.

    Sipas Fichajes, Unitedi është duke bërë presion për transferimin e Viniciusit dhe dëshiron të thyejë rekordet e transferimeve me blerjen e tij.

    Klubi anglez besohet se mund të ofrojë deri në 170 milionë funte për shërbimet e brazilianit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!