×
  • Sport
  • Sport

    Vedat Muriqi në top formë, i mjaftojnë vetë dy minuta për të shënuar golin e 11-të në Turqi

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 12:19

    Vedat Muriqi po kalon në një formë të jashtëzakonshme së fundi.

    Ai ka shënuar sot golin e 11-të në superligën turke pas vetëm dy minutave lojë ndaj skuadrës së Konyaspor.

    Një gabim i mbrojtësit vendas dhe Muriqi e ka shfrytëzuar shumë mirë situatën duke kaluar ekipin e tij në epërsi, golë ky që është i 11-ti në total i cili numëron edhe 6 asistime.

    Kjo formë e sulmuesit kosovar është e mirëseardhur për ndeshjet që Kosova i zhvillon ndaj Danimarkës dhe Bullgarisë./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!