×
  • Sport
  • Sport

    Vedat Muriqi shkëlqen në fitoren e Rizesporit ndaj Kayserisporit

    Reporteri
    10 Mars 2019 | 15:37

    Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka shkëlqyer në fitoren e Rizesporit dhe kjo vjen në kohë të mirë para dy ndeshjeve që Përfaqësuesja e Kosovës i zhvillon ndaj Danimarkës dhe Bullgarisë.


    Sulmuesi i Kosovës shënoi dy gola në fitoren e Rizesporit ndaj Kayseriporit me rezultatin 3-0, kurse goli tjetër u realizua nga Braian Samudio.

    Golin e parë Muriqi e shënoi në minutën 22-të, kurse golin e dytë e realizoi nga penalltia në minutën e 65-të, transmeton Gazeta Metro.

    Sulmuesi i Kosovës tani ka shënuar dhjetë gola me Rizesporin në kampionatin turk.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!