×
  • Sport
  • Sport / Dueli i paharruar

    Vieira rrëfen të vërtetën për kacafytjen e famshme me Roy Keane

    Reporteri
    11 Qershor 2024 | 10:54

    Patrick Vieira ka zbuluar të vërtetën pas kacafytjes së famshme me Roy Keane në ndeshjen e Arsenalit kundër Manchester Unitedit gjatë vitit 2005.

    Arsenali dhe Unitedi dominonin në vitet e para të Premier Ligës, duke fituar 11 nga 12 titujt ndërmjet, duke e shndërruar ndeshjen në një prej më të zjarrtave në ligën angleze, shkruan Daily Mail.

    Mirëpo situata shkoi edhe më keq në shkurtin e vitit 2005 kur Unitedi i dha fund serisë pa humbje të Arsenalit në fillim të sezonit. Arsenali ishte i pakënaqur me mënyrën se si u trajtuan disa lojtarë në Old Trafford në ndeshjen e parë.

    Vieira e mori personale në ndeshjen e kthimit në Highbury, duke u përplasur me Roy Keane në tunel para se të niste ndeshja.

    Ai ishte i ftuar në emision bashkë me Keane dhe Gary Nevilla dhe foli për atë që ka ndodhur para ndeshjes.

    “Çështja ishte se po nxehesha para ndeshjes dhe vrapova drejt tunelit në Highbury. Pastaj dëgjova Patrickun duke më thirrur. Ai vrapoi pas meje dhe më tha: ‘Sot nuk do të godasësh asnjë lojtar’ ose diçka të tillë”, ka treguar Neville.

    Vieria ka thënë se këtë e kishte planifikuar, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    “Kjo ishte e planifikuar nga unë. Sepse gjatë nëntë vjetëve tek Arsenali nuk më pëlqeje fare. Është e vërtetë, nuk mund të duroja (Gary Neville) sepse godiste lojtarët, sidomos Robertin (Pires) kur përballej me të”, ka treguar Vieira.

    “Atë ndeshje thash se do ta bëja me dije se sot nuk do ta prekësh Robertin – e dija se ky ishte plani yt sepse kishe vështirësi kundër tij”, ka shtuar ish-mesfushori francez.

    “Atë ditë më duhej të të tregoja që ta lije rehat. Roberti ishte shumë i mirë për t’u ankuar dhe e dija se do të bëje diçka sepse ishte shumë e dukshme”, ka rrëfyer francezi.

    “Natyrisht sepse Manchester Unitedi kontrollonte të gjithë gjyqtarët dhe kishit shumë pushtet dhe mund të bënit çfarëdo që dëshironit dhe këtë e planifikova”, ka shtuar Vieira.

    Neville ka zbuluar se kur ishte kthyer në zhveshtore për t’u bërë gati për ndeshje, u kishte treguar bashkëlojtarëve për fjalët e Vieiras dhe kjo e nxiti Keane që të ‘çmendej’, duke ia bërë me gisht në drejtim të Vieiras dhe duke i thënë: ‘shihemi në fushë’.

    “Dola dhe kishte shumë zhurmë. Harrova shiritin e kapitenit dhe u ktheva për ta marrë në zhveshtore”, ka treguar Keane.

    “Kur erdha në tunel, e dija se diçka nuk ishte në rregull dhe më ranë ndërmend fjalët e Garyt”, ka shtuar ish-kapiteni i Unitedit.

    “Më pengoi se ai shkoi pas Garyt – nëse shkon pas njërit, duhet të shkosh pas të gjithëve”, ka thënë Keane.

    Unitedi e fitoi ndeshjen me rezultat 4 me 2, duke u dhënë fund shpresave të Arsenalit për titull teksa Chelsea fitoi titullin nën drejtimin e Jose Mourinhos.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!