×
  • Sport
  • Sport

    Vojvoda: “10 sekonda me të hupë përqëndrimi e han përmas”

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 22:34

    Mërgim Vojvoda ka bërë një paraqitje fantastike sot, duke bërë që stadium të duartrokiste atë sa herë që ai kishte topin.

    Ai sot ka bërë të qeshin të gjithë ata që po e intervistonin pas deklaratës së tij pas përfundimit të ndeshjes, shkruan Reporteri.net

    Ai kishte thënë se në momentin që përqëndrimi nuk është në nivel ndëshkohesh lehtë

    “Ka qenë dëshpërim pak se e morëm golin në minutat e fundit, por kundër këtyre kombëtareve të mëdha, 10 sekonda me të hupë koncetrimi e hanë përmas” tha Vojvoda duke bërë që të plaset e qeshura.

    Ai ka vazhduar duke thënë se sot bota e ka pa se kush në të vërtetë është Kosova.

    “Kryesorja sot ka qenë me iu tregu krejt botës që edhe me kombëtare të mëdha mund të luajmë shumë mire” ka thënë ai në fund të ndeshjes./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!