×
  • Sport
  • Sport

    Vushtrria drejt Superligës, forcon kreun pas fitores ndaj Vitisë

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 15:45

    Vushtrria ka shënuar fitore minimale sot me rezultat 1-0 kundër klubit të Vitisë.

    Pjesa e parë u mbyll me shifrat e bardha 0-0 deri sa vetëm një minutë pas fillimit të pjesës së dytë ishte kapiteni Labinot Osmani ai i cili shënoi për 1-0, rezultat ky që ishte i mjaftueshëm që vendasit t’i arkëtonin tre pikët.

    Me këtë fitore Vushtrria forcon kreun me 47 pikë të tubuara, 3 pikë më shumë se Besa dhe 7 më shumë se Dukagjini.

    Në anën tjetër Vitia gjendet në pozitën e katërt e cila siguron ndeshjet e barazhit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!