×
  • Sport
  • Sport

    Xavi insiston se do të largohet nga Barça

    Reporteri
    29 Mars 2024 | 22:14

    Kryetrajneri i Barcelonës, Xavi, ka insistuar se ende po planifikon të largohet në fund të sezonit ani pse janë shpeshtuar zërat për qëndrimin e tij.

    Në fund të janarit kur Barcelona po kalonte nëpër një krizë të rezultateve, Xavi kishte njoftuar se do të largohej në fund të sezonit.

    Mirëpo ekipi ka gjetur formën dhe në 10 ndeshjet e fundit ka siguruar shtatë fitore dhe tri barazime.

    Drejtori sportiv i Barçës, Deco, disa herë ka thënë se Xavi e ka derën e hapur për qëndrim.

    “Tashmë u kam thënë se jam mirënjohës stafit, presidentit dhe Decos. Nuk mendoj se ka ndryshuar diçka. Unë mendoj për më të mirën e klubit. Asgjë nuk ka ndryshuar”, ka thënë ai në konferencën për media.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!