Granit Xhaka ka kompletuar ndeshjen, por nuk ka mundur ta ndihmojë Sunderlandin që ta evitojë disfatën nga Brightoni.

Të shtunën mbrëma në kuadër të xhiros së 30-të të Premier Leagues, Sunderlandi pësoi 1:0 në shtëpi.

Xhaka, që ishte prej më të mirëve te Sunderlandi, u ndëshkua me karton të verdhë.

Reklamë

Gambiasi Yankuba Minteh e shënoi golin e vetëm në ndeshje në minutën e 58-të.

Me fitore Brightoni e ka kaluar Sunderlandin në tabelë. Të dy skuadrat i kanë nga 40 pikë në mesin e tabelës.