Kapiteni i Zvicrës dhe i Sunderlandit, Granit Xhaka, është përfshirë në një situatë tensioni, pas provokimit nga disa persona.

Në një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale të premten, shihet se si disa persona e kanë provokuar Xhakën duke ia përmendur falsifikimin e certifikatës për vaksinimin kundër Covidit.

Xhaka u dënua të enjten nga Prokuroria Publike e Luzernit. 34-vjeçari mori dënim me kusht, në total prej 150 mijë frangash.

Reklamë