Viti 2026 e ka shënuar fundin e karrierës për një numër të madh emrash të njohur të futbollit botëror.
I fundit që ia ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur është Mauricio Isla, duke iu bashkuar një liste me emra të njohur që e kanë lënë fushën.
Ish-mbrojtësi kilian, 38-vjeçar, e mbylli një karrierë 19-vjeçare, gjatë së cilës luajti për klube të njohura si Udinese, Juventus, Queens Park Rangers, Marseille, Cagliari, Fenerbahçe, Flamengo, Independiente, Universidad Católica dhe Colo-Colo.
Me Kilin, Isla i zhvilloi 144 ndeshje dhe e fitoi dy herë Kupën e Amerikës, shkruan “Tuttomercatoweb”, përcjell “Gazeta Express”.
Por, Isla nuk është i vetmi emër i madh që është larguar nga futbolli gjatë këtij viti.
Mes tyre spikasin emra që kanë lënë gjurmë në futbollin europian dhe botëror, nga Ochoa, Schmeichel e Azpilicueta, por edhe Santi Cazorla, James Milner, Oscar, Payet, Pjanić, Immobile, Diego Costa dhe Podolski.
Një brez i tërë me futbollistë të njohur po ia hap kështu rrugën një gjenerate të re.
Më poshtë mund ta shihni listën e pensioneve:
PORTIERË: Lukasz Fabianski, Craig Gordon, Guillermo Ochoa, Sergio Romero dhe Kasper Schmeichel.
MBROJTËS: César Azpilicueta, Mauricio Isla, Iñigo Lekue, Nicolas Nkoulou, Mamadou Sakho dhe Ashley Young.
MESFUSHORË: Giacomo Bonaventura, Santi Cazorla, James Milner, Oscar, Dimitri Payet, Miralem Pjanić, Aaron Ramsey, Adel Taarabt, Cristian Tello dhe Marco van Ginkel.
SULMUES: Diego Costa, Ciro Immobile, Suso, Divock Origi, Lukas Podolski dhe Vagner Love.