×
  • Sport
  • Sport

    Ylli i Ajaxit që agjëroi dje: Unë jam fajtor

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 10:36

    Lojtarët e Ajaxit mbetën të tronditur nga eliminimi i tyre në Ligën e Kampionëve. Hakim Ziyech beson se rasti që ai e humbi gjatë ndeshjes së mbrëmshme kundër Tottenhamit bëri që ata të mos e zënë një vend në finale.


    baKlubi holandez ishte në pozitë të mirë para ndeshjes kthyese, pasi që kishte fituar 1:0 në Londër kundër Tottenhamit. Edhe ndeshja në Amsterdam nisi shumë mirë për ta, pasi që pjesa e parë përfundoi me rezultat 2:0, transmeton Gazeta Express.

    Por, het-triku i Lucas Mouras në pjesën e dytë të ndeshjes, përfshirë këtu golin e fitores në momentet e fundit të ndeshjes, bëri që Ajaxi ta humbë gjysmëfinale dhe Tottenhami ta zë vendin në finalen e 1 qershorit, kundër Liverpoolit.

    Kjo disfatë i dha fund rrugëtimit të jashtëzakonshëm të Ajaxin këtë sezon në Ligën e Kampionëve dhe Hakim Ziyech – i cili e shënoi një gol në këtë ndeshje edhe pse ishte duke agjëruar deri në minutën e 28-të të ndeshjes, kur bëri iftar – e fajëson veten për eliminimin.

    “Kjo është shumë e vështirë, tejet e vështirë. Nuk e di se si ndodhi, thjesht nuk e di. Ne e dinim që do e kishim të vështirë nëse ata shënonin pasi rezultati u bë 2:2, por ne patëm mundësi të mira”, ka thënë Ziyech.

    “Unë mund të kisha shënuar, por e godita shtyllën. Të paktën njëra prej rasteve të mia duhej të kishte përfunduar me gol. Pastaj do të kishte marrë fund, por pastaj morëm një goditje të rëndë”.

    “E fajësoj veten për këtë gjë. Ne e dhamë maksimumin tonë. Loja nuk ishte e mrekullueshme, por ne vazhdonim të luftojmë. Tani po përballemi me zhgënjimin”.

    Tottenhami do të përballet me Liverpoolin në finale të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet më 1 qershor në stadiumin e Atletico Madridit, “Wanda Metropolitano”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!