×
  • Sport
  • Sport

    Ylli i Kosovës mbetet pa skuadër

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 18:46

    Jo të gjithë futbollistëve të Përfaqësues së Kosovës po ju ec mbarë me skuadrat e tyre.


    Ndërsa Milot Rashica, Arbër Zeneli, Vedat Muriqi e Bersant Celina po shkëlqejnë, Donis Avidjaj, po ka problem. Ai deri tani lunate skuadrën holandeze Willem II, por tashmë ka ndarë rrugët me këtë skuadër.

    Këtë lajm e ka bërë të ditur faqja zyrtare e skuadrës holandeze,e cila ka konfirmuar problemet me Avdijaj.

    Ishte vet lojtari ai që vendosi të prishte kontratën, pasi në gjysmën e dytë të sezonit pati shumë pak paraqitje.

    Por, mungesa e paraqitjeve tek Willem II erdhi si pasojë e lëndimit që pësoi para pushimeve dimërore, e që sipas skuadrës nuk ishte rikuperuar siç duhet.

    Mbetja e Avdijajt pa skuadër më së shumti i shkakton kokëçarje trajnerit të përfaqësueses së Kosovës, Challandes, kur dihet se lojtari ka shkëlqyer në lojët e fundit për ekipin kombëtar.

    Mbetet të shihet se cila do jetë skuadra e re e Avdijajt. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!